LAJMI I FUNDIT:

Peshqit dhe ciflat ma shpëtuan jetën

Peshqit dhe ciflat ma shpëtuan jetën

Dhjetë vitet e fundit një çift ka udhëtuar 96 kilometra çdo ditë për të shkuar në bregdetin e tyre të preferuar.

Çdo mëngjes, çifti ndërron dy autobusë për të arritur nga shtëpia e tyre në Bristol deri në Weston-super-Mare ku hanë peshq dhe cifla, duke bërë edhe një ecje prej nëntë kilometrash përreth vendit të tyre të preferuar.

Çifti me prejardhje qipriote, deri më tani kanë bërë 2.600 vizita dhe 251 058 kilometra, mirëpo falë moshës së tyre autobusi është pa para.

E gjitha kishte ndodhur në vitin 1998 kur Ermis Nicholas, 71, kishte pasur një sulm në zemër, ndërsa për shkak të peshës së tij (120 kg) mjekët i kishin sugjeruar që të ecte.


Nga ajo kohë, pavarësisht se ndoshta nuk e ka shmangur rrezikun për një tjetër sulm në zemër, Nicholas ka arritur të humbë 45 kilogramë, dhe konsideron se kjo aventurë me ushqim peshku dhe cifla ia ka shpëtuar jetën.