LAJMI I FUNDIT:

Xhelozi e rrezikshme

Xhelozi e rrezikshme

Edhe pse ka arritur të tejkalojë të kaluarën jo edhe aq të mirë të dashurës së tij, italiani 30-vjeçar nuk ka mundur të përballojë faktin se disa pjesë të femrës së tij të dashur të janë të ekspozuara ndaj shikimit të tjerëve.

Myshteriu i nervozuar ka djegur rrojtoren në regjionin italian të Lazios, pasi që në murin e lokalit ka parë fotografinë e femrës së tij aktuale në kalendarin hard-core pornografik.

Nestore Monaldo është çmendur kur e ka parë të dashurën e tij të shfaqur në një pozë shumë provokuese dhe ka insistuar që pronari i rrojtores ta heq nga muri.

Pasi që pronari ka refuzuar, 30-vjeçari i egërsuar ia ka futur flakën lokalit të tij.