LAJMI I FUNDIT:

Gruaja meksikane lufton luanin me thikë

Gruaja meksikane lufton luanin me thikë

Një grua meksikane thotë se e ka luftuar një luan prej rreth 230 kilogramësh me një thikë në dorë afër qytetit turistik Acapulco dhe e ka frikësuar atë tutje.

Celsa Aleman ka thënë se ajo dhe mbesa e saj shtatëvjeçare ishin duke u udhëtuar me gomarë kur një luan tentoj t’i hajë këmbët e kafshës.

Gruaja 35-vjeçare ka thënë se e ka gjetur guximin të luftojë luanin sepse kishte frikë se do ta sulmonte mbesën e saj.

Ajo ka thënë se e ka goditur kafshën me një thikë derisa nuk e ka ndjekur bishën dhe mbesa e saj me gjithë të shpëtuan pa lëndime.


Pushteti lokal ka thënë në një deklaratë se luani kishte ikur nga një kopsht zoologjik privat të pronësuar nga një ish-kongresist lokal. Është thënë se bisha ka mbytur dy qenë dhe ka ngrënë një derr para se është injektuar dhe kthyer në kopshtin zoologjik.