LAJMI I FUNDIT:

Intervenim i shpejtë për shkak të sandviçit

Intervenim i shpejtë për shkak të sandviçit

Mëlmesa e djegës sipas të gjitha gjasave ka qenë me rëndësi jetësore për një mashkull amerikan nga Florida i cili, pasi që nuk ia kanë shtuar mëlmesën e dëshiruar, ka thirrur 911, në mënyrë që forcat e rregullit dhe ligjit të rregullojnë çështjen.

Reginald Peterson fillimisht ka thirrur forcat e rendit që të mundësojnë që sandviçi në dyqanin Subway të bëhet sipas dëshirave të tij, derisa thirrjen e dytë e ka bërë për tu ankuar për faktin se policia nuk ishte aq e shpejtë sa duhej.

Punëtori i dyqanit i ka thënë policisë se 42-vjeçari ishte bërë agresiv dhe kishte bërtitur derisa po i përgatisnin sandviçin dhe për këtë e kishin përjashtuar nga dyqani, pas së cilës klienti i ofenduar ka thirrur policinë.

Kur kanë arritur në vendin e ngjarjes policët kanë tentuar t’i tregojnë Petersonit se për çfarë shërben numri 911, mirëpo pasi që përpjekjet e tyre kanë dështuar kanë arrestuar mashkullin e paarsyeshëm.