LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet gruaja për sulm me lazanje

Arrestohet gruaja për sulm me lazanje

Policia ka arrestuar një grua për sulmim të bashkëshortit të saj me një lazanje të ngrirë.

Rasti i dyshuar i ‘abuzimit të lazanjes’ ka ndodhur në Atlantic Beach të Floridas, derisa Amanda Trott ishte duke u përleshur verbalisht me burrin e saj.

Sipas tabloidit Metro, një fqinj e ka lajmëruar policinë, të cilët kur arritën, zotëriu Trott pohoi se është rrahur fytyrës me shuplaka nga gruaja e tij e cila më pas ajo ia kishte hedhur edhe ushqimin fytyrës.

Është raportuar se lazanja e ka goditur në kokë, dhe policia më vonë ka njoftuar se zonja Trott e ka pranuar sulmin fizik ndaj burrit.


"Sipas meje, kjo shkakton dhimbje të madhe dhe do të lë shenja. Është njëjtë sikur ta gjuash dikë me një copë akulli, dhe është shumë i rëndë", ka komentuar zëdhënësi i policisë vendase, David Cameron.

Zonja Trott është arrestuar dhe paditur për dhunë familjare.