LAJMI I FUNDIT:

Punëtorja e dehur e hekurudhës ndalon vozitësit

Punëtorja e dehur e hekurudhës ndalon vozitësit

Vozitësit e frikësuar dhe të habitur në një kalim hekurudhor të Varshavës kanë parë zyrtaren e dehur se si ndalon automjetet, e ‘kur iu ka ardhur te hunda’ kanë thirrur policinë.

Policia në Varshavë ka arrestuar një zyrtare të hekurudhës në gjendje të dehur e cila ka gjetur kënaqësi duke ndaluar automjetet në kalimin hekurudhor të një paralagje të kryeqytetit polak, shkruan gazeta ditore Dziennik.

Policia ka arritur në vendin e ngjarjes pas lajmërimit nga ana e vozitësve. Roja e rampës e cila ka pasur mbi 3 gramë alkool për litër gjaku u ka thënë policëve se një ditë më parë kishte festuar ditëlindjen e saj të 45.

Për shkak të ardhjes në punë në gjendje të dehur dhe për rrezikim të sigurisë në trafikun publik ajo mund të përballet me dënim prej pesë vjet burg.