LAJMI I FUNDIT:

Ndalet për tualet shkakton rrëmujë në trafik

Ndalet për tualet shkakton rrëmujë në trafik

Një vozitës kamioni ka shkaktuar një rrëmujë të vërtetë afër një rruge kryesore kur është ndalur për pauzë tualeti.

Vozitësi anonim ka tërhequr kamionin e tij në njërën anë të rrugës në shtetin e Uashingtonit kur është zënë ngushtë nga nevoja fiziologjike.

Derisa po dilte nga kamioni ngarkesa që po bartte u derdh në tërë rrugën.

Kamioni ishte duke bartur rreth 49 tonë të mbeturinave të një lumi, raporton tabloidi Metro.


Sipas policisë, punëdhënësit e vozitësit do të ngarkohen me të gjitha shpenzimet e operacionit të pastrimit.