LAJMI I FUNDIT:

Në Zelandë të Re njëherazi japin gji 1.111 gra

Në Zelandë të Re njëherazi japin gji 1.111 gra

Gjithsej 1.111 gra nga Zelanda e Re, të premten, në 130 lokacione të ndryshme, kanë vendosur rekord të ri botëror në gjidhënien e njëkohshme publike, ka njoftuar Women's Health Action Trust.

Me një aksion të madh të gjidhënies e cila e ka thyer rekordin e mëhershëm prej 937 gjidhënieve në kafiteri, librari, spitale dhe ambulanca, është shënuar fillimi i Ditës ndërkombëtare të gjidhënies.

Zëdhënësja e aksionit, Louise James, ka thënë së: "Ky ka qenë një sukses i madh, kemi dëshmuar se nënat kanë fituar siguri kur bëhet fjalë për gjidhënien në vende publike".