LAJMI I FUNDIT:

Reklama për kondomë me tematikë nga Lojërat Olimpike

Reklama për kondomë me tematikë nga Lojërat Olimpike

Prodhuesi kinez i kondomëve, Elasun, ka vendosur të shfrytëzojë faktin se këtë vit organizohen Lojërat Olimpike në Kinë, më saktë në Pekin, dhe para fillimit të tyre ka lansuar fushatën reklamuese për produktet e tij me temë nga kjo garë e madhe sportive botërore.

Seria e pazakontë e reklamave, ku figurat mashkullore sportive shfrytëzojnë kondomë si mjete sportive në Olimpiadë, është bërë një sensacion i vërtetë në Kinë. Kështu mjetet për mbrojtje nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme kanë treguar dobi të shumëfishtë, dhe në reklama janë përdorë si rrota të biçikletave, rrjet basketbolli, cak i shënjestrës dhe mjete gjimnastike.

Siç merr vesh Telegrafi britanik, në njërën nga reklama kondomi brinjor madje ka shërbyer për ilustrimin e ujit të trazuar në pishina, e për slogan të kësaj fushate janë shërbyer me njohjen e dobët të gjuhës angleze – "Sports make you health".