LAJMI I FUNDIT:

Thyen ‘dhëmbin e qenit’ duke kafshuar një qen

Thyen ‘dhëmbin e qenit’ duke kafshuar një qen

Një djalosh 11-vjeçar ka arritur një famë të madhe në Brazil pasi që e ka kafshuar një qen pitbull i cili e kishte sulmuar atë duke luajtur në oborrin e axhës së tij.

Gabriel Almeida, i cili jeton në periferi të Belo Horizonte në shtetin brazilian të Minas Gerais, e ka thyer ‘dhëmbin e qenit’ duke e kafshuar pitbullin në qafë me qëllim që ta mbronte vetveten.

Nga ky moment ai ka qenë mysafir në shumë qendra televizive ku e ka rrëfyer përvojën e tij të hidhur.

“E kapa për qafe dhe e kafshova. Nuk është diçka e vështirë. Është më mirë të humbësh një dhëmb sesa të humbësh jetën”, ka shpjeguar ai.