LAJMI I FUNDIT:

‘Vret’ kositësen sepse nuk punonte

‘Vret’ kositësen sepse nuk punonte

Policia amerikane në Milwaukee ka arrestuar Ketith Walendowskin për shkak të posedimit dhe sjelljes së pashembullt me armë, pasi që ka shtënë në kositësen e tij.

Keith Walendowski kishte vendosur të kosiste barin para shtëpisë së tij, por kositësja Lawn Boy nuk ka qenë e disponuar të punojë dhe motori nuk është ndezur, pas disa tentimeve.

56-vjeçari i inatosur ka vendosur ta nis atë në mënyrën e vet – duke shtënë disa plumba në kositëse.

Gruaja e cila jeton me të në bashkësi jashtëmartesore e ka lajmëruar në policinë duke ua tërhequr vëmendjen atyre se ishte nën ndikimin e alkoolit kur ka shtënë në kositëse.


Walendowski për këtë akt do të mund të dënohej me 11.000 dollarë gjobë apo tre muaj burg.