LAJMI I FUNDIT:

Zgjidhet misteri i restorantit “robot”

Zgjidhet misteri i restorantit “robot”

Fshehtësia e restorantit kinez i cili ka punuar 21 orë në ditë, prej orës 6 e deri në tre të mëngjesit, më në fund është zgjidhur, e në vend të robotit, siç është menduar fillimisht, duart në punë megjithatë i kanë ‘përzier’ njerëzit.

Banorëve të qytetit Yiwu assesi nuk u ishte e qartë se si çifti bashkëshortor me fëmijë mund të punojë nga ora 6 deri në 3 të mëngjesit, prandaj i kishin dhënë emrin – ‘Restoranti robot’.

Mirëpo, e vërteta është kjo. Restorantin e kanë udhëhequr dy çifte – si njëri ashtu edhe tjetri çift janë binjakë njëvezorë. Të dy çiftet kanë djem të vegjël të cilët gjithashtu janë binjakë njëvezorë, njofton gazeta Today Morning Post.

Të vërtetën e ka zbuluar gazetari i kësaj gazete duke intervistuar pronarin e restorantit dhe e ka kuptuar se të dy vëllezërit binjakë janë martuar me dy motra binjake nga qyteti i njëjtë, dhe më pas janë zhvendosur në Yiwu, ku kanë blerë një restorant.


"Shumë prej mysafirëve tanë kanë menduar se punojmë tepër dhe se jemi sikur robotë, mirëpo nuk e kanë ditur se në të vërtetë ne jemi katër", ka thënë Mao Zhanghua, vëllai më i vjetër.