LAJMI I FUNDIT:

Kapet Robert De Niro i rrejshëm

Kapet Robert De Niro i rrejshëm

Robert de Niro i rrejshëm, i cili kishte madje edhe dokumente në emër të aktorit legjendar, është kapur nga policia rumune gjatë një kontrolli rutinor në rrugë.

Policia në qytetin lindor rumun Iasi, ka bërë të ditur se personi në fjalë ishte i veshur si aktori i Hollywoodit, dhe kishte syze çfarë i bart ai, mirëpo kjo nuk i ka mjaftuar për ta mashtruar policinë.

"E dinim se Robert de Niro nuk do të voziste vetëm veturën në këtë pjesë të shtetit tonë. Dhe kështu e kuptuam se bëhet fjalë për një mashtrues”, kanë thënë burimet e policisë.

Pas verifikimit policor është bërë e ditur se personi në fjalë është pjesëtar i një bande kriminelesh, e cila i furnizon njerëzit nga Moldavia me dokumente të rrejshme, duke iu mundësuar atyre të futen në Evropën Perëndimore.