LAJMI I FUNDIT:

Gjuan dashnorin me guacë tualeti

Gjuan dashnorin me guacë tualeti

Pasi që e ka zënë në banjë duke ‘i mbushur hundët’ me miell të bardhë, 18-vjeçarja e nervozuar nuk ka mundur të përmbahet, dhe në pikë të grindjes të dashurin e saj e ka gjuajtur me guacën e tualetit.

Një çift nga Florida është arrestuar pas një grindjeje të ashpër. Në fakt, në qytetin Fort Pierce policia ka arrestuar një të ri dhe të dashurën e tij e cila e ka gjuajtur me guacën e tualetit.

Pasi që 18-vjeçarja e kishte kërcënuar dhe e kishte urdhëruar të hedhë drogën, ai kishte refuzuar dhe si rrjedhojë vajza e inatosur e ka gjuajtur me guacë tualeti.

Kundër mashkullit është ngritur padi për shkak të posedimit të drogës, derisa fati i vajzës nuk dihet.