LAJMI I FUNDIT:

Pensionistja operohet nën hipnozë

Pensionistja operohet nën hipnozë

Një pensioniste nga Cambridgeshire i është nënshtruar operimit të gjurit duke qenë nën hipnozë pa pasur nevojën e anestezionit.

Bernadine Coady, 67 vjeçe, pjesën më të madhe të operimit prej një ore e ka kaluar e zgjuar, raporton Daily Telegraph.

“Ajo e ka hipnotizuar veten para operimit dhe brenda të njëjtës ditë është lënë për tu mjekuar në shtëpi”, tha zëdhënësi i spitalit ku është kryer operimi.

Kjo është hera e dytë që ajo i nënshtrohet një operimi duke qenë vetëm e hipnotizuar pa pasur nevojën e anestetikëve.


Ajo është pacientja e vetme deri tani e cila është operuar përmes përdorimit të hipnozës.