LAJMI I FUNDIT:

Fansat e thirrin Dr Who

Fansat e thirrin Dr Who

Më shumë se 2.500 veta kanë provuar ta thërrasin në telefon Dr. Who pasi numri i tij i telefonit kishte dalë në shoun televiziv.

Programi televiziv me emrin e protagonistit kryesor, “Dr Who”, të cilin e luan aktori, David Tennant, kishte shfaqur në ekran numrin 07700 900 461, të cilin duhet ta thirrshin në serial për të marrë ndihmë nga doktori.

Mirëpo, që nga koha e shfaqjes së këtij numri rreth 2.500 shikues të serialit e kanë thirrur numrin për të kërkuar ndihmë, duke mos mundur ta dallojnë realitetin dhe filmin.

Madje një fans i serialit është ankuar në faqen e BBC duke shkruar: “E kam thirrur numrin, por aty u paraqit një zë i bezdisshëm nga rrjeti”.