LAJMI I FUNDIT:

Derri dyfishon peshën pas tërmetit

Derri dyfishon peshën pas tërmetit

Një derr i cili kishte mbijetuar 36 ditë nën gërmadhat e shkaktuara nga tërmeti në Kinë, e ka dyfishuar peshën e tij që nga momenti i shpëtimit.





Gjatë qëndrimit nën gërmadha derri kishte humbur dy të tretat e peshës trupore, ndërsa kishte mbijetuar duke ngrënë qymyr dhe duke pirë ujë nga shiu.

Derri i emërtuar si Zhu Jianqiang (“derri i vullnetit të mirë”) është adoptuar nga muzeu Jianchuan, ku është shndërruar në atraksionin më të rëndësishëm të muzeut.

Veterinarët thonë se Zhu Jianqiang është duke u rikuperuar shumë mirë dhe tani e ka bërë shoqe një dhi, e cila po ashtu i ka mbijetuar tërmetit.