LAJMI I FUNDIT:

Rrotullohet kamioni me 12 milionë bletë

Rrotullohet kamioni me 12 milionë bletë

Një kamion, i cili po mbante në vete 330 arka bletësh, respektivisht rreth 12 milionë bletë së bashku, është rrotulluar në një autostradë në Kanadanë lindore të hënën, duke liruar mijëra insekte të irrituara thumbuese. Policia rrethoi makinën dhe thirri ekspertët në ndihmë për miliona të tjera që kishin mbetur brenda.

"Të tentosh të shkarkosh 12 milionë bletë të trazuara nga pjesa e prapme e një kamioni nuk është situata më e mirë në të cilën dëshiron të gjendesh", ka thënë Derek Strong, zëdhënës i policisë lokale.

Një ekip i bletarëve ka arritur në vendin e ngjarjes për të tymosur kamionin me qëllim të qetësimit të bletëve, të cilat u larguan më vonë gjatë ditës.

Policia ka thënë se nuk ka pasur rrezik të madh për publikun, përveç atyre të cilët janë alergjikë nga thumbimi i bletëve.