LAJMI I FUNDIT:

Gjirafa organizon ikjen nga cirku

Gjirafa organizon ikjen nga cirku

Pesëmbëdhjetë deve, dy zebra dhe disa lama kanë ikur nga cirku, i cili ka qenë duke u organizuar në Amsterdam.

"Dyshojmë se gjirafa i ka hapur dyert”, thuhet në deklaratën për shtyp të lëshuar nga policia holandeze.

Kafshët, megjithatë, nuk kanë shkuar larg, por janë kapur dhe janë kthyer në cirk.