LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet përdoruesi i kujdesshëm i bankomatit

Arrestohet përdoruesi i kujdesshëm i bankomatit

Një gjerman i kujdesshëm, i cili e ka evituar përdorimin e bankomateve me vite për shkak të frikës nga vjedhja e kodit të tij - ka përdorur një por edhe është arrestuar.

Hans Mauer, 40-vjeçar, ka kaluar aq shumë kohë duke kontrolluar ATM-në sa që përdoruesit tjerë thirrën policinë dhe ai u arrestua, për mashtrim të dyshuar të identitetit.

Mauer, e kishte kontrolluar aparatin e parave për kamera të fshehta, pluhur të gishtërinjve në tastierë, dhe shenja në ekran.

Dyshimi final mbi të erdhi kur ai i futi në duar një palë dorëza kirurgjike për të mos lënë shenjat e gishtërinjve derisa po fuste pin-numrin në një bankomat në Muenster të Gjermanisë.


"Ai ka sqaruar se asnjëherë më parë nuk kishte përdorur një aparat parash nga frika prej hajnave dhe, derisa sjellja e tij u paraqit shumë e dyshimtë – ne shumë shpejtë e sqaruam situatën", ka thënë një zëdhënës i policisë.

"Ka pak gjasa që ai sërish të përdorë një bankomat në jetë", ka shtuar zëdhënësi.