LAJMI I FUNDIT:

Bordelet ofrojnë karburante më të lira

Bordelet ofrojnë karburante më të lira

Për t’i mbajtur klientët e tyre më të shpeshtë, vozitësit e kamionëve - të goditur nga rritja e vazhdueshme e çmimit të karburanteve, pronarët e bordeleve në Nevada të SHBA-ve u ofrojnë atyre kënaqësi të llojllojshme dhe shërbime pa pagesë.

Për të shpëtuar nga bankrotimi, pronarët e bordeleve disa shërbime i ofrojnë pa pagesë, e disa prej tyre madje kanë vendosur që klientëve t’iu ofrojnë naftë më të lirë.

Qëkur çmimet e karburanteve kanë filluar të rriten pandërprerë, qarkullimi i shtëpive publikë në Nevada ka rënë për madje 45 për qind, njoftojnë nga shoqata e pronarëve të shtëpive publike.

"Për shkak të çmimeve të larta të karburanteve dhe për shkak të shpenzimeve tjera, të cilat klientët tonë duhet të mbulojnë, nuk u mbeten para të mjaftueshme për kënaqësi të mirë", vlerëson George Flint, drejtor i shoqatës.


Në mënyrë që vozitësve të kamionëve sadopak t’ua zvogëlojnë shpenzimet, pronarët e bordeleve u kanë ofruar dush pa pagesë, kafe apo parkim brenda natës, derisa disa prej tyre u ofrojnë edhe karburante më të lira.