LAJMI I FUNDIT:

Vatikan: Papa nuk mbathë këpucë të Pradas!

Vatikan: Papa nuk mbathë këpucë të Pradas!

Pas spekulimeve shumëvjeçare se Papa Benedikti XVI mbath këpucë të shtëpisë italiane të modës Prada, gazeta zyrtare vatikanase “L’Osservatore Romano” demanton supozimet e tilla.

Revista “Esquire” vitin e kaluar e ka shpallur prijësin 81-vjeçar të kishës katolike si personin me detajet më të mira të modës, për shkak të këpucëve të tija të kuqe të lëkurës. Adhuruesit e modës atëbotë kanë vlerësuar se më së shumti ka gjasa të bëhet fjalë për këpucët e shtëpisë italiane të modës Prada.

Vatikan deri më tani nuk ka konfirmuar e as nuk ka demantuar se bëhet fjalë për mbathjet e Pradas, por gazeta e përditshme vatikanase "L’Osservatore romano" në numrin e së enjtes ka gjykuar spekulimet të cilat prijësin ‘e bëjnë trivial".

"Rrobat e Papës, si dhe kapelat e tij të ngjyrave të ndezura, nuk kanë lidhje me krenari por traditë", thekson gazeta.