LAJMI I FUNDIT:

Pilotët indianë pinë

Pilotët indianë pinë

Përfaqësuesit e aviacionit shtetërorë-civil të këtij shteti të madh aziatik kanë njoftuar publikun se madje 50 pilotë brenda vitit ndalohen nga drejtimi me aeroplan për shkak të konsumimit të alkoolit.

Drejtori gjeneral i aviacionit civil indian (DGCA), organ i cili përkujdeset për kontrollin e operacioneve ajrore në Indi, ka njoftuar se çdo vit, gjatë testimeve rutinore mjekësore, zbulohet se rreth pesëdhjetë pilotë kanë konsumuar alkool para fluturimeve.

Tregu indian i aviacionit është njëri prej atyre që është duke u zhvilluar më së shpejti, me dhjetëra kompani të reja aviacioni të cilat pothuajse në baza ditore konkurrojnë për të bërë për veti numër sa më të madh të udhëtarëve, dhe për këtë shkak pilotët shpesh janë të detyruar të kanë ndalesa shumë të shkurtra në mes të dy fluturimeve.

Aktualisht në këtë vend janë rreth 4.500 deri në 5.000 pilotë të aftë për udhëtime komerciale, derisa 2.500 tjerë janë duke u aftësuar për tu bërë pilotë në fluturime të tilla.


Në pajtim me rregullat e aviacionit komercial civil pilotët dhe anëtarët tjerë të ekuipazhit të aeroplanit nuk guxojnë në konsumojnë alkool së paku 12 orë para fluturimit.