LAJMI I FUNDIT:

Egërsim në karrocë invalidësh

Egërsim në karrocë invalidësh

Një mashkull australian në karrocë të motorizuar invalidësh është akuzuar për vozitje në gjendje të dehur, pasi është zbuluar se ka lëvizur nëpër rrugë me nivel gjashtë herë më të lartë të alkoolit në gjak, sesa sasia e lejuar.

Policia në qytetin Cairns të Queensland ka deklaruar se mashkulli ka qenë i dehur, sa që e ka marrë gjumi në karrocën e tij, derisa ishte në shiritin që çonte kah dalja anësore. Automjetet tjera është dashur të bëjnë qarkullim rreth e rrotull për të mundur të evitonin karrocën e invalidëve.

"Kjo është një gjë që vështirë mund ta besosh", ka thënë inspektori i policisë lokale, Bob Walters.