LAJMI I FUNDIT:

Paguhen për të hequr dorë nga duhani

Paguhen për të hequr dorë nga duhani

Qyteti skocez Dundee ka vendosur të hap arkën dhe duhanpirësve të vet tu paguaj nga 16 euro në javë gjatë tre muajve të ardhshëm për të hequr dorë nga duhani. Kur nuk bën me të mirë, bën me zor!

Ky pilot-projekt fillon në vjeshtë të këtij viti, derisa pjesëmarrësve do tu ndahen kartela elektronike me të cilat në dyqanet vendase do të mund të blejnë gjërat themelore që u nevojiten, pos alkoolit dhe cigareve.

Si kompensim ata do të duhet që çdo javë të vizitojnë doktorin e tyre i cili me anë të inhalatorit të veçantë do të vërtetojë nëse ata janë përmbajtur nga pirja e duhanit.

Për këtë pilot-projekt autoritetet shëndetësore për dy vitet e ardhshme kanë ndarë 630.000 euro.