LAJMI I FUNDIT:

Qendër për burrat e rrahur nga gratë

Qendër për burrat e rrahur nga gratë

Qyteti Kaohsiung në jug të Tajvanit, që është edhe qyteti i dytë më i madh tajvanez, ka hapur Qendrën e krizës për meshkujt të cilët çdo ditë e më shumë po bëhen viktima të sulmit nga bashkëshortet e tyre.

Autoritetet e qytetit kanë hapur Qendrën për meshkuj sepse numri i sulmeve të bashkëshorteve ndaj burrave të tyre nga 730 sa ishte në vitin 2006 është rritur në 823 në 2007, respektivisht rastet e tilla kanë përbërë pothuajse 14 për qind të dhunës së familje të raportuar.

Qendra ka hapur edhe linjën telefonike për raportimin e dhunës dhe ofrimin e ndihmës.

Në mënyrë që viktimave të cilët kërkojnë ndihmë të mos ndjehen keq, të gjithë punëtorët social të cilët pranojnë thirrjet janë meshkuj.