LAJMI I FUNDIT:

Karabinierët nuk mund të kenë të dashura

Karabinierët nuk mund të kenë të dashura

Gjykata e lartë italiane ka nxjerrë një ligj i cili i ndalon forcat paramilitare italiane, karabinierët, të kenë afera jashtëmartesore, me qëllim që të pengohet njollosja e emrit të karabinierëve.

Ky ligj ka ardhur pas apelit të një karabinieri, të cilin një gjykatë më e ulët e kishte dënuar me katër muaj burgim, pasi ai e kishte ofenduar dhe e kishte kërcënuar me goditje shefin e tij, për arsyen se kishte kërkuar nga polici që ta ndërpriste një aferë me një grua të martuar.

Gjykata e lartë italiane ishte pajtuar se secila aferë është çështje private, mirëpo karabinierët janë “shembull i sjelljes së mirë dhe nuk guxojnë ta zhvlerësojnë këtë epitet me afera jashtëmartesore”.

Karabinierët, xhandarmëria italiane, janë forca më e spikatur prej të gjitha forcave policore kombëtare. Motoja e tyre është: “Besnikë gjatë shekujve”.