LAJMI I FUNDIT:

Pozon nudo për të ofruar ndihmë

Pozon nudo për të ofruar ndihmë

Një vajzë e re ka bërë zhurmë të madhe në Kinë duke postuar fotografi ku paraqitet gjysmë e zhveshur me qëllim që të grumbullojë para për t’i ndihmuar të dëmtuarit nga tërmeti.

Vajza e cila quhet, Xiao Yun, ka thënë se ka qenë e vetmja mënyrë me të cilën mund t’u ndihmojë viktimave.

Ajo jeton në Pekin, por ka prejardhje nga provinca Sichuan, ku kishte goditur tërmeti, dhe në këtë mënyrë dëshiron t’i inkurajojë njerëzit që të dhurojnë më shumë për viktimat e tërmetit.

“Është inkurajuese kur i sheh njerëzit duke ndihmuar, do të publikoj më shumë fotografi të miat me qëllim që të inkurajoj edhe më shumë njerëz. Un jam ende nxënëse kështu që e jap ndihmesën në mënyrën time. Dua vetëm t’i jap diçka vendlindjes sime”, ka shkruar ajo online.


Forumi i saj ka arritur shifrën e një milionë vizitorëve për vetëm disa ditë, ndërsa ajo vazhdon të postojë fotografi të reja. Disa njerëz e mbështesin mënyrën e saj të pazakonshme për të grumbulluar para, derisa të tjerë e akuzojnë se dëshiron të tërheqë vëmendje.