LAJMI I FUNDIT:

I vdekuri rizgjidhet për “plak katundi”

I vdekuri rizgjidhet për “plak katundi”

Banorët e një fshati rumun e kanë zgjedhur me dijeni për kryetar të fshatit ish-kryetarin e vdekur të fshatit të tyre, duke e preferuar më mirë atë të vdekur sesa konkurrentin e tij.

Neculai Ivascu, i cili e kishte udhëhequr fshatin për më shumë se dy dekada, kishte vdekur nga një sëmundje e mëlçisë menjëherë pas fillimit të votimeve, por prapëseprapë i fitoi votat me një diferencë prej 23 votash.

“E di se ka vdekur, por nuk dëshiroj ta ndërroj”, ka thënë një fshatar pro- Ivascut për televizionin rumun.

Në fund të votimit, autoritetet zgjedhore ia kishin dhënë postin oponentit të Ivascut, mirëpo disa fshatarë dhe partia e tij, opozita e fuqishme, Partia Social Demokrate, kanë kërkuar rivotime.