LAJMI I FUNDIT:

Mbi 4.000 kinezë marrin emrin sipas Lojërave Olimpike

Mbi 4.000 kinezë marrin emrin sipas Lojërave Olimpike

Mbi 4.000 kinezë kanë marrë emrin Aoyun, që në gjuhën kineze do të thotë Olimpiadë, bëhet e ditur nga regjistri të cilin e ka publikuar policia, ndërsa e transmetojnë sot mediat vendase.

Nga 4.104 kinezë të cilët quhen Aoyun, numrin më të madh të tyre e përbëjnë personat e gjinisë mashkullore (92.5 për qind).

Sipas të dhënave të policisë, vitet 1992 dhe 2001 kanë qenë vitet kur më së shumti janë emëruar Aoyun dhe kur kryeqyteti kinez ka qenë nikoqir i Lojërave Olimpike.