LAJMI I FUNDIT:

Ndërrim pa pagesë i gjinisë

Ndërrim pa pagesë i gjinisë

Kuba prapë ka miratuar operacionet e ndryshimit të gjinisë dhe ato do të janë pa pagesë për të gjithë ata të cilët i plotësojnë kriteret. Kërkesën veçmë e kanë bërë 28 kubanezë, derisa mjekët kubanezë janë trajnuar nga kolegët e tyre belgë.

Ky është ndryshimi i fundit të cilin e ka sjellë presidenti i vendit Raul Castro qëkur ka trashëguar këtë post nga vëllai i tij Fidel Castro.

Bija e Raulit, Mariela, është në krye të Qendrës kombëtare për edukim seksual e kundërshton ashpër këtë politikë të re.

Ministri i shëndetësisë Jose Ramon Balaguer ka nënshkruar urdhëresën me të cilën aprovohen ndryshimet e gjinisë të cilat edhe do të janë pa pagesë.


Operacionet do të kryhen nga një klinikë speciale, mirëpo ende nuk dihet se kur do të fillojë punën.

Operacioni i parë i ndërrimit të gjinisë në Kubë është kryer në vitin 1988, por më pas janë ndaluar për shkak të qëndrimit negativ të publikut.