LAJMI I FUNDIT:

S’ka vend për stjuardesat me kilogramë të tepërt

S’ka vend për stjuardesat me kilogramë të tepërt

Në kompaninë shtetërore ajrore “Air India” nuk do të punojnë më stjuardesat të cilat kanë kilogramë të tepërt. Këtë vendim e ka sjellë sot gjykata indiane.

Gjykata e lartë në Delhi ka marrë këtë vendim, duke i dhënë fund kështu rastit të pesë stjuardesave të cilat janë ankuar pasi që kompania u ka ndaluar të fluturojnë me arsyetimin se kishin kilogramë të tepërt.

Stjuardesat nuk kanë të drejtë ankese pas këtij vendimi.