LAJMI I FUNDIT:

Motrat e nderit në patina rrëshqitëse

Motrat e nderit në patina rrëshqitëse

Motrat e nderit në patina rrëshqitëse kanë shndërruar një çerdhe për fëmijët e lënë anash në një sukses në kryeqytetin kroat, Zagreb.

Motrat e nderit janë vërshuar nga kërkesat për vende qëkur kanë filluar të mësojnë fëmijët derisa bëjnë patinazh.

Motrat Mateja, Bernardica dhe Kresimira kanë filluar të përdorin patinat si ushtrim, por tani ato kalojnë tërë ditën në to.

"Ne vetëm menduam se do të ishte zbavitje për fëmijët", ka sqaruar motra Mateja në çerdhen Shën Vinko Paulski.


"Kemi krijuar marrëdhënie shumë më të afërta me fëmijët. Të them të drejtën, unë e kam thyer këmbën me këto patina, por kjo nuk na ka ndaluar asnjërën prej nesh", ka shtuar ajo.