LAJMI I FUNDIT:

Shkencëtarët do t’i ndalojnë gazrat dhe gromësimën?

Shkencëtarët do t’i ndalojnë gazrat dhe gromësimën?

Shkencëtarët kanë pohuar se kanë zbuluar një vaksinë për zvogëlimin e emetimit të metanit gjatë lirimit të gazrave dhe gromësimave të deleve dhe lopëve.

Phil Goff, ministër i Tregtisë së Zelandës së Re, ka thënë gjatë në një samiti ekonomik në Paris se zgjidhja është afër.

"Organizata jonë për hulumtime bujqësore javën e kaluar ka arritur të zbulojë gjenin, i cili shkakton metanin te kafshët ripërtypëse dhe ne besojmë se mund t’i vaksinojmë ato kundër emetimit të gazrave", ka thënë Goff.

Delet, lopët, dhitë dhe kaprojtë prodhojnë sasi të mëdha të gazit nëpërmes gromësimave dhe lirimit të gazrave, derisa stomakët e tyre të shumëfishtë bluajnë barin.


Kafshët janë përgjegjëse për rreth një të katërtën e prodhimit të metanit në Britani, por në shtetet të cilat e kanë të zhvilluar sektorin e blegtorisë, përqindja është shumë më e lartë.

45 milionë dele dhe 10 milionë lopë në Zelandë të Re gromësijnë dhe pjerdhin rreth 90% të emetimit të metanit në këtë shtet, sipas të dhënave qeveritare.