LAJMI I FUNDIT:

Një website shet dhurata nga ish-të dashurit

Një website shet dhurata nga ish-të dashurit

Një website i ri u mundëson ish-dashnoreve dhe ish-grave t’i shesin gjërat e padëshiruara nga të dashurit e mëparshëm.

Sipas Daily Telegraph, faqja e internetit, Ex-BoyfriendJewelry.com, u mundëson femrave të shesin unaza, qafore, byzilikë, vathë dhe orë.

Ndërmjet dhuratave të cilat e karakterizojnë faqen, është edhe një unazë prej diamanti, e cila mban çmimin prej 1.125 dollarësh.

“Kam qenë e martuar për tri vite, derisa ai vendosi se nuk dëshiron më të jetë i martuar. Kështu që ai u largua dhe unë vazhdova jetën. Tani jam afër një martese më një mashkull të mahnitshëm, dhe shpresoj se kjo shitje do të na ndihmojë ta kalojmë një muaj mjalti të shkëlqyer”, shkruan shitësja.


Ne website ekziston një rubrikë e quajtur, “Dhuratat të cilat është dashur të jenë stoli të çmueshme”, ku pranueset e zhgënjyera mund t’i shesin dhuratat e padëshirueshme, siç janë veshjet e brendshme dhe thithëset e rrymës.

Krijuesja e faqes është Megahn Perry, një aktore dhe shkrimtare 30-vjeçare nga L.A., e cila ishte frymëzuar nga biseda me njerkën e saj për burrin e mëparshëm.