LAJMI I FUNDIT:

Gjarpri sulmon “gjarprin me një sy”

Gjarpri sulmon “gjarprin me një sy”

Një person ka pësuar shok në Australi kur një gjarpër vdekjeprurës ia ka kafshuar penisin gjatë një ndalese në rrugë për të urinuar.

Sipas gazetës, “The Sun”, gjarpri ngjyrë kafe, shumë helmues, ishte vërsulur shumë shpejt ndërmjet këmbëve të tija dhe e kishte kafshuar pasi ai e kishte bërë urinën në një rrugë afër qytetit, Cairns.

Punëtorët e emergjencës kishin shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ia kishin mbështjellë penisin me një këllëf të plastikës për çdo rast nëse ishte infektuar me helm.

Mirëpo, turisti, i cili vuante nga plaga, vjellke dhe kishte dhimbje në bark, pas analizave kishte dalë i pastër nga helmimi.


“Ka qenë një goditje e rëndë për të, mirëpo nuk e ka helmuar. Besoj se ka qenë i shokuar dhe i turpëruar”, ka thënë një zëdhënës i ambulancës, i cili e ka konsideruar me fat viktimën.