LAJMI I FUNDIT:

Flenë në morg pranë të dashurës së tij

Flenë në morg pranë të dashurës së tij

Duke mos mundur të pajtohej me faktin se e dashura e tij nuk ekzistonte më, tajvanezi i pikëlluar ka hyrë vjedhurazi në morg dhe është shtrirë në frigorifer pranë të dashurës së tij, mirëpo për (pa)fat e kanë shpëtuar.

Vetëm gjysmë orë pasi ishte përvjedhur afër të dashurës së tij, punëtorët e morgut e kanë zbuluar dhe e kanë shpëtuar nga ngrirja e sigurt, kur kanë konstatuar se njëri tregues prej ftohësve po tregonte temperaturë të pazakontë, të lartë, dhe se dyert nuk ishin mbyllur si duhet.

"Udhëheqësja e morgut, pasi që ka hapur dyert dhe në ftohës ka parë dy persona, ka filluar të bërtasë dhe të qajë në mënyrë histerike. Është dashur shumë kohë të qetësohej", kanë treguar kolegët e saj.

Burri, para se të shtrihej afër të dashurës së tij të vdekur, kishte pirë tableta për të rënë në gjumë për të përshpejtuar, siç supozohet, vetëvrasjen.


E dashura e tij kishte vdekur pasi që kishte marrë dozë të madhe të tabletave për gjumë.

Drejtoria e morgut ka vendosur të ndërmarrë masa përkatëse të sigurisë, për të parandaluar që, anëtarët e familjes, të cilët do të vijnë për të identifikuar trupat, të mos mbeten gjatë brenda ndërtesës.