LAJMI I FUNDIT:

Peshkaqeni ‘sulmon’ tinejxherin në dhomën e fjetjes

Peshkaqeni ‘sulmon’ tinejxherin në dhomën e fjetjes

Një tinejxher nga Dudley i Anglisë ka mbijetuar pasi është kafshuar në fytyrë nga një peshkaqen, në dhomën e tij të fjetjes.

14-vjeçari, Sam Hawthorne, është ‘sulmuar’ kur “jerm” ka shkuar drejt suvenirit peshkaqen, i cili ishte i varur në mur, raporton Metro.

Atij i është ngulitur krijesa në faqe dhe i ka rrjedhur gjak nga një plagë e marrë.

E ëma e tij, Susan Hawthorne është zgjuar nga britmat e djalit të saj por arriti tepër vonë për të parandaluar atë nga ngulitja në suvenir.


"Ka qenë diçka si në filma horror. Peshkaqeni sigurisht ka qenë i ngulitur në fytyrën e Samit për rreth 15minutash derisa ai kishte dhimbje të mëdha".

Sam, i cili ka shpëtuar vetëm me një gërvishtje të vogël, ka thënë: "Ka qenë përvoja më frikësuese në jetën time".