LAJMI I FUNDIT:

Blen automjet, fiton revole falas!

Blen automjet, fiton revole falas!

Blerësit e automjetit të ri fitojnë çekun prej 250 dollarësh amerikanë dhe mund të zgjedhin – revole apo benzinë. Shitësi i automjeteve ka zbuluar se shumica kanë vendosur për armë, derisa ai u ka rekomanduar model gjysmë-automatik me më shumë plumba.

Duke pritur që kjo do të mund t’i rriste qarkullimin, shitësi i automjeteve në qytezën Butler, të shtetit federal amerikan Missouri, ka reklamuar aksionin e shitjes në të cilin secili blerës, me automjet, fiton edhe një revole pa pagesë.

Deri në fund të majit, blerësit e automjeteve tek Max Motors në Butler mund të zgjedhin – çek prej 250 dollarësh për blerje të revoles apo benzinës.

Drejtori i Max Motors, Walter Moore, ka deklaruar se shumica e blerësve vendosin për revole, dhe se ai u rekomandon modelin gjysmë-automatik, sepse “në të ka vend për më shumë plumba".


Moore ka thënë se e di që aksioni i tij “Revole pa pagesë” në disa vende mund të kishte shkaktuar shumë protesta, por jo edhe në Butler, një qytezë e cila gjendet qindra kilometra në jug të Kansas Cityt.

"Këtu poshtë të gjithë besojmë në Zot, ‘ko..’ dhe revole", ka thënë Moore, transmeton televizioni i njohur amerikan – Fox News TV.