LAJMI I FUNDIT:

Buzëqeshje apo suspendim për policët filipinas

Buzëqeshje apo suspendim për policët filipinas

Policët filipinas prej sot do të duhet të buzëqeshin në publik apo do të suspendohen, thuhet në udhëzimet për përmirësimin e imazhit të tyre, sepse ata njihen si të rreptë dhe të pakulturuar.

"Inkurajojmë policët që të jenë më të sjellshëm me popullin", ka thënë drejtori i policisë Leopoldo Bataoil.

Sipas tij, policia përpiqet t’u përgjigjet ankesave për sjelljen e policëve nëpër punkte.

"Në këtë organizatë nuk ka vend për policë të pasjellshëm dhe të rreptë", ka shtuar ai.


"Mirëmëngjesi. Mirëdita. Mirëmbrëma. Kërkoj falje për shqetësimin. Ju faleminderit shumë. Zotëri, zonjushë… këto janë fjalë kurtuazie të cilat popullata dëshiron të dëgjojë prej nesh".

Bataoil ka thënë se policët të cilët nuk do të zbatojnë udhëzimet do të përballen me suspendim nga puna.