LAJMI I FUNDIT:

Invalid i rrejshëm, por arbitër i vërtetë futbolli

Invalid i rrejshëm, por arbitër i vërtetë futbolli

Ish-kryetari i komunës së një qyteze në Wales, i cili ka marrë ndihmë materiale për invalidë, sepse gjoja se nuk ka mundur të ecë, është zbuluar derisa po ndante drejtësinë në një ndeshje futbolli dhe është dënuar me katër muaj me kusht.

49-vjeçari, Keith McNiffe, ka pranuar së në mes të korrikut 2005 dhe majit 2007 ka marrë 9.233 funte (rreth 11.600 euro) pasi që nuk ka lajmëruar autoritetet britanike se gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar. Në të njëjtën periudhë ai ka qenë në rolin e arbitrit në 67 ndeshje futbolli.

Gjatë muajit mars ai ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të komunës Pembroke, një vend prej 8.000 banorësh, për të përgatitur mbrojtjen e tij para gjyqit.

Ai është dënuar me 200 orë punë në të mirë të shoqërisë nga gjykata në Haverfordwest, dhe do të duhet të kthej të gjitha paratë të cilat i ka marrë në mënyrë të paligjshme.


"Gjykatësit i kanë dhënë karton të verdhë i cili u dërgon porosi të qartë të gjithë të tjerëve", ka thënë zyrtari i Ministrisë së Walesit për Punë dhe Pensione, Bryan Evans.