LAJMI I FUNDIT:

“Jo, pas teje – unë jam këtu për të plaçkitur!”

“Jo, pas teje – unë jam këtu për të plaçkitur!”

Një mashkull ka pritur me edukatë rendin e tij në radhën e një zyre shumë të ngarkuar postare në Sydney, para se t’i vërsulej arkëtarit, duke grabitur para nga dy sirtarë dhe duke ikur pastaj, ka thënë policia vendase.

Policia ka thënë gjithashtu se mashkulli ka hedhur disa nga paratë dhe një thikë të madhe derisa po ikte, i ndjekur prapa nga personeli i zyrës postare, në zemër të lagjes qendrore të afarizmit të qytetit australian.

Policia është vënë në kërkim të mashkullit, i cili besohet të jetë rreth të njëzetave.