LAJMI I FUNDIT:

Rripi i sigurisë për birrat, por jo edhe për djalin

Rripi i sigurisë për birrat, por jo edhe për djalin

Policët australianë të cilët kishin ndaluar një vozitës janë shokuar kur kanë kuptuar se ai kishte lidhur me rripin e sigurisë një arkë birra, por jo edhe djalin e tij pesëvjeçar. Ata ishin tmerruar sesi një person mund të përkujdeset më shumë për 30 birrat e tij të vogla, sesa për fëmijën i cili po udhëtonte me të.

Derisa masa e alkoolit ishte siguruar shumë mirë, djaloshi ishte ulur në pjesën e prapme të automjetit, i shfrenuar tërësisht.

Policia kishte ndaluar personin pasi që e kishin vërejtur se makina nuk ishte e regjistruar, raporton Daily Telegraph.

"Nuk kam parë diçka të ngjashme asnjëherë më parë", ka thënë polici Wayne Burnett, i cili kishte ndaluar automjetin.


Ai ka thënë se policia shpesh ndalon automjetet për të kontrolluar për birra, verë dhe gjëra tjera alkoolike të cilat kontrabandohen në komunitetet “e pastra nga alkooli” aborigjene, ku alkooli është i ndaluar.

"Por kjo është hera e parë që birra është më shumë prioritet për një prind sesa fëmija".

Vozitësi është dënuar me 500 euro aty për aty sepse po voziste automjet të paregjistruar dhe të pasiguruar, si dhe për mosvendosje të rripit të sigurisë për fëmijën i cili po udhëtonte me të.