LAJMI I FUNDIT:

Estonia fillon zbatimin e “tatimit në pordhë”

Estonia fillon zbatimin e “tatimit në pordhë”

Autoritet estoneze kanë habitur me një tatim në gazra, që synon të kompensojë vendin e tyre nga dëmi që shkakton gazi metanol i prodhuar nga lopët.

Fermerët këtë javë kanë pranuar kërkesat e para për “tatimin në pordhë” i cili kërkon nga ata të paguajnë për gazrat e stallave që gjedhet e tyre prodhojnë.

Një lopë e vetme mendohet se prodhon në mesatare 350 litra të metanit dhe 1.500 litra të karbon dyoksidit brenda ditës nga lirimi i gazrave të barkut dhe gromësima.

Besohet se gjedhet janë përgjegjëse për 25 për qind të emetimit të gazit metanol në Estoni.


Politikanët e opozitës e kanë kundërshtuar ashpër zbatimin e këtij tatimi. Zëdhënësi i opozitës Unioni i Njerëzve të Estonisë, Jaanus Marrandi, ka thënë: "Kjo është e pashembullt në secilën vend të BE-së".