LAJMI I FUNDIT:

Sulm në piratë

Sulm në piratë

Një britanik së shpejti do të mund të gjendej para gjyqit sepse në shtëpinë e tij ka varur flamurin e piratëve gjatë kremtimit të ditëlindjes së tetë të vajzës, e kur disa fqinjë ishin ankuar se po u pengonte, ai e ka lidhur inatin.

David Waterman, zjarrfikës me profesion, do të duhet të paraqitet para gjyqit sepse ka refuzuar të heq flamurin kontestues pas kremtimit të ditëlindjes, edhe pse fqinjët e tij ishin ankuar.

Sipas ligjit britanik çdo flamur i cili varet jashtë shtëpisë duhet të ketë leje, përveç kur bëhet fjalë për flamurin kombëtar.

Mirëpo, Waterman ka lidhur inatin dhe ka vendosur të lë flamurin në shtëpi. Lejen për valëvitje në shtëpinë e tij në Ashtead të Surreyt ai e paguan 95 funte.


Ky 41-vjeçar në betejën kundër autoriteteve lokale e përshkruan në detaje në blogun e tij dhe pohon se është sjellë në atë pozitë në të cilën në asnjë mënyrë nuk mund ta heq flamurin.