LAJMI I FUNDIT:

Vajza trevjeçare “vozit” automjetin

Vajza trevjeçare “vozit” automjetin

Policia në Bullgari është duke hulumtuar se si një vajzë trevjeçare arriti të "vozis" automjetin e babait të saj rreth 800 metra nëpërmes një trafiku të ngarkuar.

Karolina Gjursel ka hipur në ulësen e vozitësit të automjetit automatik të babait të 27-vjeçar Gjunai kur ai kishte dalë jashtë një rruge tregu në qytetin Beli Lom të Bullgarisë lindore dhe kishte lënë çelësat në makinë.

Bija e tij e ka ndezur motorin, e ka vendosur këmbën e saj në pedalin e gazit dhe ka vozitur derisa në makinë ishin edhe kushërinjtë e saj katër dhe gjashtë vjeç.

Ajo ka vazhduar të vozis për rreth 800 metra para se të futet me forcë në një lum prej të cilit të tre fëmijët janë nxjerrë pa ndonjë lëndim nga kalimtarët e rastit të cilët kishin parë se çfarë po ngjante. Askush tjetër nuk është lënduar gjatë këtij incidenti.


Një zëdhënës i policisë ka thënë: "Ka qenë totalisht e papërgjegjshme për një prind të lë fëmijët në një automjet me çelësa në vendin për ndezje dhe është shkak për brengosje se një fëmijë aq i vogël ka dalë të dijë jo vetëm të nis një automjet por edhe deri diku ta vozis atë".