LAJMI I FUNDIT:

90 minuta i mbuluar me akull

90 minuta i mbuluar me akull

90 minuta rekord, një kinez i ka kaluar në tankun e mbuluar me akull. Wang Jintu, 43-vjeçar, tentimin e tij e ka bërë në një klub të Pekinit, dhe me këtë ka thyer rekordin e mëhershëm prej një orë e 13 minutash, të cilin e ka vendosur holandezi Wim Hof në Madrid, në shkurt të këtij viti.

Pasi që është futur në tankun e qelqtë, të punësuarit kanë zbrazur në të qese me akull, derisa është mbuluar deri në krahë. Tanku është hapur 90 minuta më vonë, dhe Wang me ndihmën e të tjerëve, ka dalë jashtë dhe ka përshëndetur publikun.

"Të shumtën e kohës bart pantallona të shkurtra, madje edhe gjatë dimrit", ka thënë bija e tij dhe ka shtuar se gjithmonë ka qenë rezistent në të ftohtë. Zyra kineze e librit të rekordeve Guinness ka konfirmuar thyerjen e rekordit për rezistencën e trupit ndaj akullit.