LAJMI I FUNDIT:

Prifti bekon klubin e striptizit

Prifti bekon klubin e striptizit

Një prift rus është vërshuar nga të sharat, pasi është mashtruar nga disa persona për të bekuar një klub striptizi.

Atë Nickolai ka bekuar klubin e striptizit Studio 74 në qytetin Chelyabinsk pasi që atij i ishte thënë se bëhej fjalë për një shkollë baleti.

Prifti ortodoks pohon se nuk e kishte idenë se ishte një klub striptizi dhe se ai ishte mashtruar nga pronarët, të cilët i kishin thënë se ishte një sallë për kërcimtaret e baletit.

Zëdhënësja e Studio 74 Anna Usmanova ka thënë: "Prej momentit që kemi kryer këtë akt të shenjtë në lokalin tonë myshterinjtë thonë se kanë përjetuar një atmosferë tërësisht të re dhe çdo ditë e më shumë njerëz po vijnë. Duket se bekimi ka bërë punë".