LAJMI I FUNDIT:

I prangosuri ikën me makinën e policisë

I prangosuri ikën me makinën e policisë

Një i dyshuar i cili kishte vjedhur një makinë policie dhe ishte larguar duke vozitur derisa ishte i prangosur, është ri-arrestuar në Australi.

Mark Nolan, 29-vjeçar, fillimisht është arrestuar nga dy policë, në lidhje me një plaçkitje në qytetin Brisbane. Ai voziti dhe iku, duke e hedhur më vonë makinën në veri të qytetit, raporton Brisbane Times.

Zv/shefi i policisë, Ian Stewart u ka thënë gazetarëve se Nolan ishte prangosur dhe vendosur në pjesën e prapme të makinës së policisë.

"Policia më pastaj filloi të hulumtojë përmbajtjet e një çante që ishte gjetur tek ai", ka thënë Stewart. Gjatë asaj kohe, duket se Nolani ka depërtuar në pjesën e përparme të makinës së policisë dhe është larguar duke vozitur", ka shtuar ai.


Nolan është gjetur dhe arrestuar ditën e ardhme në një qendër dyqanesh lokale, edhe pse gjatë ikjes kishte dëmtuar edhe një makinë tjetër të policisë.

Askush nuk është lënduar gjatë incidentit, edhe pse makina është dëmtuar keq. Nolan tani është duke u marrë në pyetje nga policia. "Kjo çështje është brengosëse për ne, dhe ne do të ndërmarrim një hulumtim të detajuar për të gjitha rrethanat në të cilat Nolan ka arritur të largohet me makinën e policisë", ka përfunduar Steward.

Në trend Fun

Më shumë
Bastoret zbulojnë shifrat: Sa para u vendosën për fitoren e Trumpit - sa për triumfin e Harrisit

Bastoret zbulojnë shifrat: Sa para u vendosën për fitoren e Trumpit - sa për triumfin e Harrisit

Interesante
Qeni shtrihet në shtrat të ngrohtë pas më shumë se një viti fjetje në dysheme, video shkrin zemrat

Qeni shtrihet në shtrat të ngrohtë pas më shumë se një viti fjetje në dysheme, video shkrin zemrat

Fun
Trump telefonoi Zelenskyn, Musk iu bashkua thirrjes - zbardhen disa detaje se çfarë diskutuan

Trump telefonoi Zelenskyn, Musk iu bashkua thirrjes - zbardhen disa detaje se çfarë diskutuan

Amerika
Babai i bleu vajzës një lodër kaktusi që imiton zërin - shikoni reagimin e adhurueshëm

Babai i bleu vajzës një lodër kaktusi që imiton zërin - shikoni reagimin e adhurueshëm

Fun
Një qen bën sikur fle sepse nuk dëshiron të dëgjojë pronarin e tij

Një qen bën sikur fle sepse nuk dëshiron të dëgjojë pronarin e tij

Fun
Vetëm 2 për qind njerëzve mund ta zgjidhin këtë problem matematikor - por në fakt është shumë i lehtë

Vetëm 2 për qind njerëzve mund ta zgjidhin këtë problem matematikor - por në fakt është shumë i lehtë

Interesante
Kalo në kategori