LAJMI I FUNDIT:

Hajni gjerman depoziton plaçkën te viktima

Hajni gjerman depoziton plaçkën te viktima

Tri ditë pasi që ka vjedhur një koleksion të rrallë të monedhave, një hajn në Gjermani i ka dërguar në bankë për t’i ruajtur në vend të sigurt – dhe i ka lëshuar ato në duart e personit që e kishte plaçkitur!

"Nuk ma merr mendja se po e priste këtë”, ka thënë një zëdhënës i policisë në qytetin perëndimor të Dortmundit të martën.

Pak kohë pasi që hajni kreu depozitimin, një punëtor i bankës i cili po merrej me monedhat i njohu monedhat të cilat ishin vjedhur nga shtëpia e tij. Vlera e monedhave ishte vlerësuar rreth 50.000 euro.

Policia ka gjetur të dyshimtin 36-vjeçar dhe e ka arrestuar, duke ndaluar një vjedhje të madhe në proces e sipër.